Japoni 19 viktima nga moti i keq
Reshjet e dendura që prej disa ditësh kanë përfshirë jugun e Japonisë kanë shkaktuar 19 viktima deri tani dhe tetë të zhdukur. Ndërkohë që në prefekturën e Kumamotos, rreth 11 mijë familje janë këshilluar që të largohen nga banesat e tyre, ndërkohë që furnizimi me ujë të pishëm në pjesën më të madhe të zonës është ndërprerë. Rreth 10.600 familje të tjera janë evakuuar nga prefektura e Oitas. Agjencia metereologjike japoneze ka dhënë alarmin duke saktësuar që nuk do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike gjatë gjithë javës duke përfshirë dhe Japoninë qendrore.