Zgjedhjet presidenciale ne SHBA zbret ne internet

Sfida e gjatë ndërmjet Obamës dhe Rumnit duhet ende të fillojë por beteja për Shtëpinë e Bardhë duket se e ka gjetur fituesin e saj Facebook. Kjo me ndihmën e gjigantit të rrjeteve televizive, CNN. Në këtë mënyrë kolosi i internetit dhe gjiganti i televizionit kanë vendosur të bashkëpunojnë në një iniciativë që rrezikon vërtet të vendosë fatin e garës më të ndjekur në botë. Iniciativa e titulluar “Unë po votoj” do të lejojë fotografimin në rrjetin e Facebook të votës së 160 milionë amerikanëve për presidentin e tyre të ardhshëm. Sondazhet më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tregojnë të dy kandidatët shumë pranë njëri-tjetrit me 47 për qind të preferencave për secilin. Por sfida e vërtetë do të nisë vetëm në fund të muajit gusht, fillimisht me konventën që do të zyrtarizojë për republikanët kandidaturën e Rumnit dhe një javë më pas me festën e shtatorit që do të ndezë motorët e garës në kampin elektoral të Obamës. Ndërkohë që 4 muaj para ditës së shumëpritur sondazhet janë në një lufët të vërtetë me njëri tjetrin. Sondazhi I Uashington Post dhe ABC News i jep Obamës dhe Rumnit nga 47% të preferencave, duke nënkuptuar një garë të fortë deri ditën e fundit. Ndërsa një sondazh tjetër i Reuter e vendos presidentin aktual amerikan Obama me 6 për qind avantazh ndaj Rumnit. E në fakt fushata elektorale amerikane bazohet pikërisht këtu, në rezultatet që dalin nga beteja e numrave, propozimeve dhe sulmeve, që kanë të njëjtën temë: ekonominë amerikane. Obama ndërkohë për të marrë avantazh nga fakti se Rumni ka mbledhur një fond më të madh të ardhurash për fushatën presidenciale po organizon një tur të ri elektoral në Bregun Perëndimor, ndërsa në 23 korrik është paralajmëruar një takim në teatrin Foks në Okland, Kaliforni ku biletat do të variojnë nga 100 deri në 7 500 dollarë. Ndërkohë nga kampi republikan qarkullojnë zëra se një nga emrat më të favorizuar për të qenë zëvendës presidente nëse Rumni do të fitonte zgjedhjet elektorale është pikërisht ish sekretarja amerikane e shtetit Kondolesa Rajs.