E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali hetohet partia e Umberto Bosit

Prokurorët në Itali po hetojnë Lidhjen e Veriut partinë e djathtë të kryesuar nga Umberto Bosi, aletate e ish-kryeministrit Italian Silvio Berluskoni. Tre prokurori, ajo e Milanos, Napolit dhe Reggio Calabria po hetojnë mbi përdorimin e disa fondeve, ndër to rreth 6 milionë euro të çuara në Qipro dhe Tanzani. Janë kryer dhjetëra kontrolle në selitë e partisë në qytete të ndryshme dhe janë sekuestruar një numër i madh dokumentesh.
Deri tani Lidhja e Veriut e konsideronte veten ndryshe, një formacion që nuk kishte pasur kurrë të bënte me përfitime fondesh dhe me çështje korrupsioni.
Drejtuesi i zyrës së thesarit të Lidhjes së Veriut, Francesco Belsito ka dhënë dorëheqjen dhe akuzohet për përfitim të padrejtë, mashtrim ndaj shtetit dhe pastrim parash. Hetimet nisën kur ish-ministri i brendshëm Roberto Maroni i bëri thirrje Francesco Belsito të japë dorëheqjen dhe shprehu frikën se kjo çështje mund të dëmtojë rëndë partinë në zgjedhjet lokale të muajit maj. Sipas hetuesve rezultojnë lidhje me, mafian e fuqishme kalabreze dhe fonde të përdorura për lidhjen e partisë dhe familjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›