E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarja ne BBC dhe kercimi irlandez

Prezantuesja e emisionit të mëngjesit në BBC, “BBC Brekfest”, ka vendosur t’iu bëjë një surprizë kolegëve të saj në studio duke performuar një kërcim tipik irlandez, dhe duke zbuluar njëkohësisht talentin e saj të fshehur.
Një nga prezantueset e emisionit të mëngjesit në rrjetin e njohur televiziv BBC, ka lënë pa fjalë kolegët e saj kur ka hequr këpucët dhe ka performuar në një kërcim tipik irlandez.
Stef MekGovern e zbuloi talentin e saj të fshehur për të nderuar pjesën e saj të preferuar në filmin Titanik, pikërisht disa minuta para se protagonistja e filmit aktorja e njohur Kejt Uinslet të vinte në studio.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›