SHBA nje 80 vjecare ul avionin ne Uiskonsin
Një grua 80 vjeçare ka organizuar një ulje emergjente të një avioni në Uiskonsin, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë gjatë fluturimit. Helen Kollins dukej e qetë, kur uli avionin në aeroportin e Cerilendit, në Uiskonsin, megjithëse e vetëdijshme se i shoqi kishte ndërruar jetë.
Zonja Kollins dhe i shoqi Xhon po ktheheshin nga Florida, kur ai pati një infarkt në zemër, ndërsa drejtonte avionin. I biri Xhejms Kollins, një pilot i stërvitur, përmes radios, e ndihmoi të ëmën të ulte avionin. 30 vjet më parë, 80 vjeçarja, kishte marrë leksionet themelore të ngritjes dhe uljes së avionit.
I mbetur pa karburant dhe me një motor, avioni rrëshqiti përgjate 305 metrash, përpara se të ndalonte.
Një prej banorëve që pa uljen tregoi se avioni ishte rrotulluar 10 herë mbi pistën e aeroportit.
Helen Kollins, u dërgua menjëherë në spital pas plagëve dhe dëmtimeve në shtylleën kurrizore dhe pritet të dalë nga spitali brenda pak ditësh.