Japoni, delfinët vihen në dietë kundër obezitetit
Dieta për mbajtjen e trupit në formë nuk është më një ‘detyrim’ njerëzor për t’u dukur dhe për t’u ndjerë mirë.
Në Japoni së fundi në dietë janë futur delfinët. Vendimi është marrë nga specialistët që merren me kujdesin ndaj tyre, pasi për shkak të obezitetit nuk janë në gjendje të bëjnë performancat që u kërkohen për të kënaqur publikun dhe vizitorët.
Kjo taktikë e re për të mos lejuar ‘shëndoshjen’ e tyre po ndiqet në parkun ujor të Kinosakit, pjesë e prefekturës të Hyogo. Nuk ka qenë shumë e thjeshtë, por kur drejtuesit e parkut vunë re pakënaqësinë e spektatorëve, vendosën të jenë më të rreptë në ushqimin e delfinëve.
Sipas tyre, delfinët nuk ishin më në gjendje të kërcenin e të bënin akrobacira si më parë. Trajtimi që u bëhet delfinëve është i lidhur edhe me stërvitjen dhe heqjen nga menyra, të atyre ushqimeve që janë me bazë yndyrnash.“Tani duhet të mësohen që të hanë të tjerë tipe peshqish, që nuk krijojnë depozitim yndyrnash në organizmin e delfinëve”- thanë kujdestarët e tyre.