E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e re në Portin e Shëngjinit, rritet numrii udhëtarëve

Që nga vënia në funksionim, e linjës së tragetit që lidh Shqipërinë me Italinë nëpërmjet Shëngjinit, numri i pasagjerëve dhe mjeteve që kalojnëe nga ky port është rritur ndjeshëm. Pas çdo ankorimi në Portin e Shëngjinit, që nga data 26 qershor kur ka nisur kjo linjë e re tragetesh, numri i udhëtarëve rritet me 30 %. Këta pasagjerë që jane të gjithë nga zonat veriore dhe verilindore të vendit ndjehen tepër të kënaqur pasi kjo linjë shkurton distancën e udhëtimit të tyre. Udhëtarët që marrin këtë linjë, përfitojnë në kohë, por edhe në para, pasi tarifat janë më të lira se në Portin e Durrësit. Interesi është rritur ndjeshëm edhe për bizneset që eksportojnë dhe importojnë, ndërsa ka një lëvizje më të shpejtë drejt Kosovës, kjo edhe me hapjen e autostradës që përshkon Qarkun e Lezhës.
Së shpjeti pritet që Ministria e Bujqësisë të aprovojë transportin e produkteve bujqësore dhe atyre të detit nëpërmjet Portit të Shëngjinit, duke rritur kapacitetin përpunues në këtë port.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›