Nisma, Shtohen sipërfaqet e gjelbërta në Shqipëri
Sipërfaqet e gjelbërta dhe të mbrojtura nga shteti janë dyfishuar në periudhën 2005 – 2009, ashtu siç ishte premtuar. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli gjatë inspektimit të një fidanishteje të re në Parkun Kombëtar të Dajtit. Fidanishtja e përbërë kryesisht nga pisha të zeza i përshtatet ekosistemit dhe klimës së kësaj zone. Ajo u shtohet edhe 8 të tjerave të krijuara kohët e fundit, në rrethe të ndryshme të vendit, që nga Vlora deri në Shkodër.