SHBA, e gatshme të paguajë detyrimet e prapambetura ndaj OKB-së
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të dorëzuar më shumë se 2 miliardë dollarë për një kontribut të vjetër që ajo i detyrohet Departamentit Paqeruajtës të OKB-së, ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice. "SHBA është tani në një pozicion për të mbuluar të gjitha borxhet e prapambetura të akumuluara nga 2005 deri në 2008 dhe për të përmbushur detyrimet tona në përputhje të plotë për 2009, që aktualisht llogaritet në rreth 2.2 miliardë dollarë", tha Rice gjatë një takimi me Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi ruajtjen e paqes.
Një zëdhënës i misonit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se pagesat e prapambetura nga 2005 deri në 2008 kishin arritur në 159 milionë dollarë, e cila pritet të sjellë një pagesë të përgjithshme nga Shba për ruajtjen e paqes në në rreth 2.36 miliardë dollarë.
Duke qënë se OKB është kontribuesi i vetëm më i madh, Uashingtoni është përgjegjës për buxhetin paqeruajtës, e cila i afrohet 8 miliardë dollarëve dhe paguan për më shumë se 110 mijë ushtarë dhe policë në 15 misione në mbarë botën.
Adminsitrata e ish-Presidentit George W. Bush kishte një marrëdhënie jo të lehtë me Kombet e Bashkuara, shpesh të kritikuar si joefikas dhe i korruptuar.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka premtuar se do të mbështesë OKB-në dhe misionet e saj paqeruajtëse dhe i kërkoi Kongresit në qershor qe të paguajë shumën e plotë që Uashingtoni i detyrohet asaj.
Rice i tha Këshillit se administrata Obama ishte e gatshme për të mbajtur premtimet e dhëna. Javën e kaluar ajo u tha ligjvënësve në Uashington se Shba ishte e përgatitur për të ofruar më shumë vëzhgues ushtarakë dhe oficerë policie në misionet e OKB-së.
Britania dhe Franca janë duke drejtuar përpjekjet për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e misioneve paqeruajtëse, disa nga të cilat janë përballur me akuzat e korrupsionit dhe abuzimit seksual.