E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, miliona jenë nën rrënoja

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 16:26

Trupat e kërkim-shpëtimit që po punojnë në zonat e shkatërruara nga cunami i 11 marsit në Japoni, kanë dorëzuar në polici dhjetëra miliona jenë të gjetura nën rrënoja.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet lokale.

Sipas ligjit japonez, kush gjen para mund ti mbajë, nëse pronari nuk zbulohet i gjallë brenda tre muajsh.

Por nëse hiqet dorë nga shuma, ajo bëhet pronë e administratës lokale ose pronarit të vendit ku është bërë zbulimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›