E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa berthamore panik ne gjithe boten

Paniku nga katastrofa bërthamore është përhapur në SHBA, Kanada e madje dhe ne Europë. Në farmaci ndikimi i ‘psikozës bërthamore’ e quajnë mediat kerkesën në rritje për pilulat e jodit kundër rrezatimit, kërkesa që nga farmacistët cilësohen si të pajustifikuara. Sipas tyre jodi jo reaktiv mund të garantojë mburojë kundër kontaminimit vetëm në rastet e një ekspozimi të rrezikshëm e masiv në doza mjaft të larta jodi 131. Shqetësim në rritje mbi pasojat e rrezatimit mbeten prezente dhe në Kaliforni ku banorët shprehen të shqetësuar se rrezatimi do të mbërrijë shpejt dhe aty.

"E ndiej se në fund do të arrijë dhe këtu. Nuk mendoj se do të jetë një kërcënim i madh si në Japoni, por mendoj se kjo do të jetë një lloj kërcënimi për ne", thotë Jessica Rosman , banore e zonës. Megjithatë në vendin ku ndodhen 104 reaktorë niveli i rezatimit nuk ka shënuar rritje.

Shqetësimi megjithatë nuk ka munguar as në Kinë, vend që ka për qëllim të tetëfishjojë numrin e 13 reaktorëve gjatë dekadës në vijim. Zyrtarët në Pekin kanë kërkuar nga Tokio publikime të herëpashershme të të dhënave mbi nivelin e rrezatimit. Gjermania, me 17 reaktorë bërthamorë do të diskutojë masat për sigurinë e tyre në Parlament, ndërsa në Francë, vend me 58 reaktorë, banorët pranë zonave të centraleve cdo 5 vjet u nënshtrohen stërvitjes, me qëllim sigurinë në rast të një incidenti bërthamor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›