E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Krimet e ministrit Bumçi

Në këtë takim në të cilin merrnin pjesë artistë dhe intelektual që iu bashkëngjitën Aleancës Kuq e Zi u publikua një listë e gjatë e monumenteve dhe veprave të trashëgimisë kulturore të shkatërruara-sipas kësaj partie-me firmën dhe vendimet e ministrit të kulturës.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu theksoi se arti dhe kultura duhet t’i paraprijnë bashkimit kombëtar në kufijtë e vetë etnik. “Mafia bardheblu dhe mafia e kuqe në këto 22 vite rrënuan monumente, vepra arti, kështjella, teatro, kinema, biblioteka. për t’i plaçkitur dhe për t’i betonizuar më pas në funksion të pastrimit të parave të prodhuara nga qeverisjet e tyre të pista. Në 22 vitet e qeverisjes së demokratëve dhe socialistëve këmi një bilanc të shkatrimit të veprave të artit që nuk krahasohet as me dëmet në luftën e parë apo luftën e dytë botërore. Në vitin 1990 ishin 80.000 monumente të trashëgimisë kulturore që mbroheshin me status të veçantë ndërsa sot as gjysma e tyre. Shkatërrimi i shtëpive të Germenjit dhe të gjithë rilindësve është një krim shtetëror antishqiptar dhe padyshim historia mijëra vjeçare e kombit po asgjësohet nga bandat e lincesimeve për gërmime arkeologjike nga të cilat të gjitha objektet arkeologjike trafikohen në tregun e zi", tha ai.

Më tej kreu i Aleancës Kuq e Zi renditi një sërë faktesh dhe të dhënash të shkatërrimit të objekteve kulturore. "Nga tregu i zi i kërkimeve arkeologjike dhe i ndërtimeve qeveritare janë tundur nga varret të gjitha eshtrat e ilirëve dhe të gjithë të parëve tanë dukë rrënuar dhe grabitur gjithçka dhe duke flakur vlerat historike. 160 shtëpi  monumente drejt zhdukjes në Gjirokastër, 11 objekte të kategorisë së parë të zhdukura në Korcë, Elbasan, Shkodër, Durrës, dhjetëra objekte në Berat janë objekte të vandalizmit antishqiptar të qeverisë. Kontratë e qirasë së ministrit Bumçi për kalatë e Lezhës, Peqinit, Porto Romanos, Ardenicës etj po shndërrojnë historinë tragjike të korruptimit një deputet-një kala. Në vend që të investohet në kalatë e rrënuara bëhet e kundërta, rrënohen ato që janë vepra të mirëmbajtura të trashëgimisë kulturore. Në prag të 100 vjetorit shtetasi Bumçi lejoi t’i dhunohen themelet edhe kështjellës simbol të Gjergj Kastriotit në Krujë. Sikur të mos mjaftonin kaq qeveria e shtetasit Berisha dhe shtetasit Bumci shitën vrarret e gjyshërve tanë në Boboshticë duke iu vënë nga një emër ushtari grek në kokat e tyre", përfundoi Spahiu. /Start/

                                                                                             2012-09-05 11:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›