Vrasje gjatë një tubimi politik në Kanada

Kryeministrja e ardhshme, Pauline Marua, është larguar nga skena nga ana e truprojave të saj dhe nuk është lënduar në incidentin që ndodhi në Montreal.
Marua, lidere e partisë separatiste të Quebecut(PQ), e cila kërkon pavarësi për provincën kryesisht frëngjisht-folëses, më vonë është kthyer ne skenë për ta mbaruar fjalimin.
Policia tha se e ka arrestuar një 50 vjeçar në lidhje me të shtënat.
Autoritetet thanë se i dyshuari ka ndezur një zjarr të vogël prapa ndërtesës, para se të arrestohej.
Motivi i dhunës nuk u qartësua menjëherë.
Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” në kohën e arrestimit.
Dhuna e motivuar politikisht është tepër e rrallë në Kanada, derisa një incident i tillë ka ndodhur në vitin 1970.
Përndryshe, rezultatet paraprake të zgjedhjeve dëshmuan se PQ mund të fitojë të paktën 56 ulëse në parlamentin me 126 vende. Kjo parti mund të formojë një qeveri të pakicës, pas nëntë vjetësh në opozitë. Nuk dihet nëse kjo parti do të zhvillojë referendum për ndarjen e Quebecut nga pjesa tjetër e Kanadasë.