Japonia me kryeqytet “rezervë”!

Japonia, siç tregojnë planet e qeverisë, po punon për një mbështetje të kryeqytetit, prej ku në rast tërmeti a ndonjë katastrofe, Japonia mund të vazhdojë të qeveriset.
Sipas planeve, qyteti do të jetë në gjendje të mbajë 50 mijë banorë dhe 200 mijë punëtorë, plus parqe, zyra, restorante dhe spitale.
Kryeqyteti rezervë do të ndërtohet rreth 500 kilometra në perëndim të Tokyo-s.
Ajo çka duket si fantastikë shkencore, është një ide më se serioze e projektuesve dhe shumë politikanëve.
Hajime Ishii, pjesëtar i Partisë Demokratike japoneze, aktualisht në qeveri, shpjegon: “Ideja është që të kemi një mbështetje, një bateri rezervë, falë të cilës të sigurohen të gjitha funksionet e kombit”.
Gjysmë viti pas katastrofës në rajonin Tohoku, Japonia është ende një vend në emergjencë.