Japonia ndihmon Pakistanin me 10 helikopterë

Tokio, 19 gusht - Japonia njoftoi sot dërgimin e dhjetë helikopterëve ushtarakë për të kontribuar në operacionet e shpëtimit në Pakistan, që po përballet me përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit. “Ministri japonez i Mbrojtjes, Toshimi Kitazawa, ka kërkuar përgatitjen e kësaj ndihme në përgjigje të një kërkese të bërë nga qeveria e Islamabadit”, njoftoi ministria përmes një deklarate për mediet. Agjencia japoneze e shtypit “Kyodo” raporton sot se Japonia do të dërgojë po ashtu një njësit prej dhjetë helikopterësh transporti dhe më tepër se 300 trupa në mision shpëtimit. Ministri i Jashtëm japonez, Katsuya Okada, deklaroi se një kompani prej 20 trupash ushtarake po përgatitet për t’u nisur sot drejt Pakistanit.