E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthejne serish protesta ne Greqi, sulme te reja me bomba molotov

Athinë, 28 mars, 11:06, NOA – Protestat dhe sulmet anarkiste në Greqi, duket se kanë shpërthyer sërish duke prishur rendin dhe qetësinë publike të këtij vendi.

Sipas të dhënave të sotme, persona të paindentifikuar kanë sulmuar me bomba molotov një qendër të tregtimit të makinave në Athinë, duke u vënë zjarrin disa makinave dhe duke thyer dritaret e ndërtesës, por pa shkaktuar viktima, bënë të ditur sot burime të policisë.
Zjarri ishte i fuqishëm dhe për pasojë ndërtesa dhe makinat pësuan dëmtime të rënda.

Ndërkaq, një grup prej 20 të rinjsh sulmuan më pas edhe forcat e policisë në qendër të kryeqytetit helen duke dëmtuar rëndë automjetin e tyre të patrullimit.

Ditën e djeshme, shpërthimi i një bombe artizanale tronditi portin e Pireut duke dëmtuar disa ndërtesa dhe automjete të parkuara, por pa shkaktuar viktima.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›