Peqin bie nga ndertesa. Humb jeten 55- vjecari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese ku po punonte në një fshat të Peqinit. Skënder Vrapi ishte nga fshati Çermë i Lushnjes dhe punonte në ndërtim në zonën e Peqinit. Rënia aksidentale nga kati i tretë i ndërtesës i ka shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 55-vjeçarit.
Pak kohë më parë një tjetër punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen në fshatin Belsh të Elbasanit, për shkak të mungesës së kushteve të sigurimit teknik gjatë punës.
Ndërsa në qytetin e Durrësit nje 38 vjecar ka gjetur vdekjen pas nje sherri qe ka nisur mbremjen e djeshme ne zonen e Currilave. Agim Ramca ka vdekur gjatë rrugës për në spital ku po dërgohej për të marrë ndihmën mjeksore pas goditjeve të marra nga një thikë. Muharrem Asllani, 56- vjeç është autori i kësaj vrasjeje dhe policia bën të ditur se edhe viktima edhe autori i ngjarjes kanë qenë nën efektin e alkolit kur kanë debatuar me njëri tjetrin.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar shtetasin Muharrem Asllani si autori i kësaj vrasjeje.
B.Dybeli&A.Kalemasi