Japullari: Farmacitë natën, duhet të shtohen
Dy shërbime pranë njëra-tjetrës që ofrojnë shërbim 24 orë për pacientët që duan të blejnë ilaçe edhe në orët e vona të natës nuk janë mjaftueshëm për një qytet ku jetojnë më shumë se 1 milion banorë. Një shërbim i vetëm farmaceutik, i cili është i hapur 24 orë çdo ditë, por ofron barna edhe në ditët e pushimeve zyrtare, nuk është i mjaftueshëm edhe në qytetet më të mëdha në të gjithë vendin. "Vërejtja" për shtimin e farmacive të natës ka ardhur si nga Urdhri i Farmacistëve, ashtu edhe nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal. Pak muaj më parë, ASHR-ja ka deklaruar se në kontrollet e kryera rezulton të ketë vetëm 2 shërbime farmaceutike, të cilat japin shërbim 24 orë, shumë pranë njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit. ASHR-ja ka theksuar se do t‘i lehtësojë procedurat për ato biznese të cilat duan të ‘shtrijnë‘ biznesin e tyre, duke ofruar shërbim farmaceutik 24 orë.
"Aktualisht në Tiranë ka vetëm një farmaci të licencuar për të dhënë shërbim 24 orë, të tjerat që mund të qëndrojnë hapur, janë për arsye të fitimeve, por jo se janë të detyruara. Ndërkohë që vendimin për hapjen e farmacive të turneve të natës, apo që japin shërbim në ditët e pushimit, e merr pushteti vendor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë", tha Arjan Jaupllari, kreu i Urdhrit të Farmacistëve. Sipas tij, në gjuhën zyrtare këto quhen farmaci rojë natën. Këto farmaci duhet të ngrihen duke llogaritur nevojat dhe kërkesat e pacientëve në qytete të ndryshime të vendit. Për sa u takon farmacive të tjera, vendimi për hapjen e tyre merret nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Farmacistëve. Aktualisht, përveç zbatimit të distancës, ligji i ri i miratuar këtë vit nga qeveria lehtëson procedurat e licencimit për të gjithë ata që kërkojnë të hapin një farmaci.
Liberalizimi i dhënies së licencave për hapjen e një aktiviteti të tillë u mor kryesisht për të nxitur më tej veprimtarinë e lirë në fushën e shërbimit farmaceutik.
Problemi i mungesës së mbulimit me shërbim farmaceutik është evidentuar edhe nga ASHR-ja, autoriteti që tashmë kujdeset për shqyrtimin e kërkesave dhe procedurave për pajisjen e të interesuarve me licencë për hapjen e një farmacie.
"Farmaci rojë nate, që aktualisht mbulohet vetëm nga dy farmaci, nuk mund të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për këtë shërbim", ka sqaruar Autoriteti Shëndetësor Rajonal, i qytetit të Tiranës në mbyllje të fushatës së kontrolleve të fundit në kryeqytet. Kryesisht farmacitë që nuk japin shërbim më shumë se 12 orë, janë ato që ndodhen përreth spitaleve. Ndërkohë që një pjesë e mirë e barnatoreve që rrinë 8-10 orë të hapur janë pranë qendrave shëndetësore apo edhe klinikave private.