E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koteski emërohet shefi i shtabit të ARM-së

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 18:15

Gjeneral brigade, Goranço Koteski është emëruar sot shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Ai vjen në këtë detyrë nga komanda e bashkuar operative e ARM-së, ndërsa emërimi i tij u bë me propozim të presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Koteski, 46 vjeçar, vjen në këtë detyrë në vend të gjeneralit të deritanishëm Miroslav Stojanovski, të cilit i skadoi mandati. Koteski është gjeneral aktiv që i plotëson edhe standardet e NATO-s, njeh gjuhën angleze dhe gjermane, ka diplomuar në Kolegjin e NATO-s në Romë dhe ka qenë atashe ushtarak në Gjermani.

Presidenti i vendit, Ivanov pas nënshkrimit të vendimit për emrimin e Koteskit, theksoi se pret që gjenerali i ri të vazhdojë reformat në ARM, me qëllim të etablimit të ushtrisë drejt modernizimit dhe të një force efikase dhe që të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit.

Pranim dorëzimi i detyrës së shefit të shtabit të përgjithshëm të ARM-së do të bëhet më 18 gusht me rastin e Ditës së ARM-së. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›