Obama kërkon më shumë vende pune

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar në fushatën elektorale në qendër të perëndimit për një program për nxitjen e koniunkturës së dobët.
Obama tha në Iowa se do t`i paraqesë kongresit në muajin shtator një plan specifik, "për të rritur zhvillimin ekonomik, për të hapur vende të reja pune dhe për të vendosur nën kontroll deficitin".
Demokrati do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2012. Shumë politikanë republikanë kanë zënë pozicionet si kandidatë të mundshëm.
Obama sulmoi miliarderin amerikan Warren Buffett, i cili pati kërkuar rritjen e tatimeve për të pasurit. Për gazetën "New York Times", Buffet pati thënë se ai paguan më pak tatim se 20 punëtorët e tij.
Ai dhe shokët e tij janë përkrahur mjaft nga një kongres mik i miliarderëve, tha 80 vjeçari.