Java 17, ndeshjet e gjyqtarëtSkënderbeu kryesues (36 pikë) do të presë Skraparin (vendi i dhjetë), takimi i parë në shtëpi për trajnerin Indrit Fortuzi do të gjykohet nga Mirush Metohia.

Kategoria e Parë do të zhvillojë të shtunën shtatë nga tetë ndeshjet e javës së 17-të të saj, më përjashtim të supersfidës Gramozi-Dajti, që do të luhet ditën e diel (14:30, gjykon Enea Jorgji).
Skënderbeu kryesues (36 pikë) do të presë Skraparin (vendi i dhjetë), takimi i parë në shtëpi për trajnerin Indrit Fortuzi do të gjykohet nga Mirush Metohia.
Takimi Ada-Laçi (vendi i dytë) do të gjykohet nga Breshani, Turbina-Tërbuni i është besuar vlonjatit me eksperiencë Arianit Lulaj. Migen Masha është gjyqtari i takimit Sopoti-Kastrioti.
Në takimin Besëlidhja-Bilisht Sport bilbil është Emirjon Sino. Pogradeci-Burreli si gjyqtar ka Pajtim Lapin. Naftëtari-Luftëtari, dy ish-ekipe të lavdishme, është në gjykimin e Labjon Mustafaraj.
Kategoria e Parë
JAVA 17
14 shkurt 2009
Turbina-Tërbuni (A.Lulaj)
Sopoti-Kastrioti (M.Masha)
Skënderbeu-Skrapari (M.Metohia)
Besëlidhja-Bilisht S. (E.Sino)
Ada-Laçi (B.Breshani)
Pogradeci-Burreli (P.Lapi)
Naftëtari-Luftëtari (L.Mustafaraj)
15 shkurt 2009
Gramozi-Dajti (E.Jorgji)
(Ndeshjet fillojnë në orën 14:30)
E Premte, 13 Shkurt 2009