Java 20, ndeshjet dhe gjyqtarët

Albania-sport - Gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci do të jetë "bilibli" takimit më të rëndësishëm të javës së 20 të Kategorisë Superiore, Vllaznia (vendi i 4)-Partizani(2), ndeshje e cila vlerësohet me vështisinë maksimale, nisur edhe nga kontestimet e ashpra dhe akuzat e drejtpërdrejta të presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj në adresë të gjyqtarit tiranas Bardhyl Pashaj që drejtoi të mërkurën e kaluar Vllaznia-Partizani (1-1) për Kupën e Shqipërisë. Gjyqtari i FIFA-s, Jareci, do të ndihmohet nga Ergin Doda dhe Denis Agaraj.
Elbasani(6)-Teuta (3) një tjetër sfidë e fortë e Javës së 20 do të gjykohet nga Lorenc Jemini me asistentë Prenk Pjetrushin (i parë) dhe Sokol Avdo (i dytë).
Tirana(1)-Besa(7) është në "fishkëllimën" e Mentor Sopjanit të mbështetur nga vijërojtësit Genc Maloku dhe Rezart Zhuli.
Flamurtari(8)-Dinamo(5) i është besuar treshes Shkëlqim Guce, Agim Guce dhe Eduart Miho.
Shkumbini (12) i vendit të fundit do të presë Luftëtarin (9) në një betejë të rëndësishme për mbijetësën e të dy ekipeve. Kjo është dhe ndeshja e parë shtëpiake në kampionat e Shkumbinit pas ndëshkimit të 14 tetorit të vitit të kaluar. Ky takim do të drejtohet nga gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës, Kridens Meta me ndihmës të parë, Melis Dervishin dhe të dytë, Dritan Salaj.
Kastrioti(10)-Apolonia (11) do të gjykohet nga Aranit Lulaj i ndihmuar nga dyshja Sonil Zeka-Dritan Rexha
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 20, DATE 21.02.2007
FLAMURTARI-DINAMO
Shkelqim Guce, Agim Guce, Eduart Miho
KASTRIOTI-APOLONIA
Aranit Lulaj, Sonil Zeka, Dritan Rexha
ELBASANI-TEUTA
Lorenc Jemini, Prek Pjetrushi, Sokol Avdo
SHKUMBINI-LUFTETARI
Kridens Meta Melis Dervishi Dritan Salaj
TIRANA-BESA
Mentor Sopjani, Genci Maloku, Rezart Zhuli
VLLAZNIA-PARTIZANI (ORA 17:30)
Sokol Jareci, Ergin Doda, Denis Agarai
Të gjitha ndeshjet do të luhen në ora 13:30