Vllaznia, me “darë” kundër Dhëmbit

Nga Franc Hoxha
Albania-sport - Në dy ballafaqimet direkt, si për kampionat ashtu dhe për Kupën e Shqipërisë, formacioni shkodran nuk ka mundur të fitojë me të kuqtë, të dyja ballafaqimet janë mbyllur në barazim: Partizani-Vllaznia 0-0, më 28 tetor 2006 (sezoni 2006-2007, java 9) dhe Vllaznia-Partizani 1-1 (ndeshja e parë cerekfinale e Kupës së Shqipërisë). Të mërkurën në "Loro Borici" (ora 17:00) do të luhet takimi i dytë i një serie prej takimesh të kombinuara midis kampionatit dhe Kupës dhe i 126-ti historik midis dy skudrave më traditë të madhe në futbollin shqiptar, që së bashku numërojnë jo pak, por 24 kampionate të fituara. Në takimin e parë në kryeqytet Partizani nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola kundër Vllaznisë, në një ndeshje ku në shkallët e stadiumit dominuan tifozët shkodranë. Një ndeshje kjo e luajtur në orën 18:00, në praninë e trajnerit të Kombëtares, kroatit Otto Baric, i cili deklaroi më pas se kishte humbur kohën kot. Në atë ndeshje të zbehtë të kuqtë e Bajkos (sot i papunë) dhe kuqeblutë e gjermanit Shulse (i harruar krejtësisht në Shkodër) nuk prodhuan asgjë. Por, ndryshe nga takimi i Tiranës, kur Partizani përballej me Vllazninë me një pikë më shumë (14-13), ky i së mërkurës në Shkodër, kur përballë në bankinat respektive do të jenë Mirel Josa (i Vllaznisë në vendin e 4 ) dhe Hasan Lika ( i Partizanit të vendit të 2), i sheh të kuqtë me dy pikë avantazh (33-31). Sfida parashikohet e nxehtë, nisur edhe nga fakti se në përballjen e Kupës së Shqipërisë, Partizani barazo me anë të një goli me dorë (Dhëmbi) dhe se presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, përtej akuzave publike ndaj gjyqtarit të atij takimi Bardhyl Pashaj, ka vendosur një premio prej 5 mijë eurosh për ekipin e tij në kërkim të fitores së 9 sezonale dhe të 37 me Partizanin në ballafaqimet historike midis tyre. Në pesë ballafaqimet e fundit në Shkodër, Vllaznia ka fituar rregullisht, statistikë të cilin kërkon ta shfrytëzojë në maksimum Josa, që shpreson në mbështetjen e tifozerisë shkodrane, ashtu si Hasan Lika beson në formën e jashtëzakonshme të dyshes së re sulmuese kryeqytatese: Malindi-Bakaj. Partizani mbërrin në Shkodër pas fitores me Kastriotin (1-0, gol i Paulin Dhëmbit), ndërsa Vllaznia pas barazimit të thatë me Dinamon (0-0) në Tiranë . Në ndihmë të Partizanit janë statistikat e pikëve të marra jashtë shtëpisë së tij, teksa kryeson renditjen specifike me 16 pikë, ndërkohë që në ndeshjet brenda Vllaznia dhe Partizani kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh (nga 20). VLLAZNIA Bilanci në sezonin 2006-2007: 8 fitore, 7 barazime, 4 humbje. Golat: 23-17. Ndeshjet brenda: 6 fitore, 2 barazime, 1 humbje. Golat 15-7 Ndeshja e fundit: Dinamo- Vllaznia 0-0 PARTIZANI Bilanci ne sezonin 2006-2007: 9 fitore, 6 barazime, 4 humbje. Golat:. 23-14. Ndeshjet jashtë: 4 fitore, 4 barazime, 1 humbje. Golat: 12-5 Ndeshja e fundit: Partizani- Kastrioti 1-0 BILANCI MIDIS EKIPEVE 125 ndeshje; 36 fitore Vllaznia 32 barazime, , 57 fitore Partizani, golaverazhi: 129-180 DHJETË NDESHJET E FUNDIT MIDIS DY EKIPEVE Partizani Vllaznia 2 - 0 Vllaznia Partizani 1 - 0 Partizani Vllaznia 2 - 2 Vllaznia Partizani 1 - 0 Partizani Vllaznia 2 - 0 Vllaznia Partizani 4 - 2 Partizani Vllaznia 1 - 1 Vllaznia Partizani 3 - 1 Partizani Vllaznia 2 - 0 Vllaznia Partizani 3 - 1 Partizani Vllaznia 0 - 1