Tirana e “mbytyr” nga kujtimet e 7-1

Nga Franc Hoxha
Albania-sport- Tirana humbi të mërkurën e kaluar me Teutën (2-1) në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, por në kampionat ekipi që kryeson bindshëm me 10 pikë diferencë, nuk ka humbur asnjë pikë qysh nga 25 nëntori i vitit të kaluar me Kastriotin në transfertë (2-1), dhe ka arritur 6 fitore rresht. Përballë 22-herë kampionëve në "Selman Sërmasi" do të jetë Besa e Kavajës që ka fituar bindshëm dy ballafaqimet e fundit në kampionat, por ka humbur në përballjen e fazës së parë në Kavajë me kryeqyteasit 2-1. Besa ka marrë jo pak pikë në transfertë (11), por të mërkurën do të jetë në shtëpinë e nënkampionëve, që jo vetëm nuk kanë humbur, por në 10 përballjet shtëpiake kanë sigluar 9 herë tripikëshin dhe vetëm një barazim me Shkumbinin (2-2). Në 13 takimet e fundit midis dy ekipeve nga sezoni 2000-2001, Tirana nuk ka humbur asnjëherë me Besën e Kavajës duke regjistruar 8 fitore dhe 5 barazime( golat 33-8), ndërkojë që pikën e fundit kavajasit e kanë marrë në Tiranë në sezonin 2005-2006, kur midis dy ekipeve në katër ndeshjet e atij sezoni u arritën 3 barazime 1-1 dhe një fitore e Tiranës (0-2) në transfertën e 5 prillit të vitit 2006. Në fitoren e Tiranës spikasin ato të sezonit 2003-2004, kur bardheblutë fituan dy herë thellë në shtëpi: 7-1 (21 shkurt 2004) dhe 5-0 (11 prill 2004). Besa vjen në Tiranë pas fitores spektakolare me Flamurtarin (3-0) dhe me një grup lojtarësh në forme, por pas një humbje në Kupë me Dinamon (1-2), teksa kërkon të shfrytëzojë ndonjë moment të dobët psikologjik të Tiranës, pas humbjes në Kupë me Teutën (2-1). Takimi Tirana-Besa do të luhet në stadiumin "Selman Stërmasi" (ora 13:30) dhe do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të drejtuar nga Mentor Sopjani me ndihmës Genci Maloku dhe Rezart Zhuli. TIRANA Bilanci në sezonin 2006-2007: 13 fitore,4 barazime, 2 humbje. Golat: 43-20. Ndeshjet brenda: 9 fitore, 1 barazime, 0 humbje. Golat 28-8 Ndeshja e fundit: Luftëtari-Tirana 0-2 BESA Bilanci ne sezonin 2006-2007: 6 fitore, 7 barazime, 6 humbje. Golat:. 20-19. Ndeshjet jashtë: 3 fitore, 2 barazime, 4 humbje. Golat: 7- Ndeshja e fundit: Besa-Flamurtari 3-0 NDESHJET NGA SEZONI 2000-2001 SEZONI 2006-2007 Besa-Tirana 1-2 SEZONI 2005-2006 Besa-Tirana 0-2 Tirana-Besa 1-1 Besa-Tirana 1-1 Tirana-Besa 1-1 SEZONI 2003-2004 Besa-Tirana 2-4 Tirana-Besa 5-0 Besa-Tirana 1-2 Tirana-Besa 7-1 SEZONI 2002-2003 Tirana-Besa 5-0 Besa-Tirana 0-0 SEZONI 2000-2001 Tirana-Besa 3-0 Besa-Tirana 0-0 Bilanci 13 ndeshje: 8 fitore Tirana, 5 barazime, 0 fitore Besa. Golat 33-8.