Vëllaznimi kalitet në Ulqin

Nga Ejup LLUMNICA
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, e cila edhe njihet si më e përforcuara për këtë vit, fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Ulqin. Kështu, "kuqezinjtë" e Gjakovës, sot do të udhëtojnë për në qytetin bregdetar, ku parashohin t'i zhvillojnë disa ndeshje miqësore-kontrolluese. "Gjithcka është duke shkuar në rregull. Atmosfera në klub është e mirë, dhe kjo është kryesorja", deklaroj njëri nga përforcimet më të mëdha të gjakovarëve, Muhamet Dragusha. Vëllaznimi, i cili njihet si skuadër më traditë në futbollin kosovar, në vitet e fundit, është përballur me një krizë të rëndë financiare, gjë kjo që ka bërë që ata të luftojnë për ekzistencë, madje vetëm fati (një herë Vëllazëria e Zhurit dhe një herë sistemi i garave), kanë shpëtuar gjakovarët nga largimi. Mirëpo, si duket kjo do të mbetët vetëm histori për Vëllaznimin, pasi që ai sivjet ka një pasqyrë krejt tjetër. Tashmë skuadra ka donatorë të cilët kanë investuar në skuadër duke sjellë futbollistë mjaftë cilësor dhe se ekzistenca në Superligë, në pranverë do të sigurohet. "Ishim pjesëmarrës në turneun e Besës së Pejës. Vërtet kemi zhvilluar një lojë shumë të bukur, cka dëshmon se në pranverë do të jemi skuadër shumë e fortë", vlerësoj Dragusha. Ekspedita gjakovare e futbollit, në Ulqin do të qëndroj 10 ditë, ndërkaq, përvec Vëllaznimit, në këtë vend momentalisht është edhe kampioni vjeshtor i Superligës, Prishtina.