E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini mister 100 Champions League

Nga Kastriot Gjini
Paolo Maldini po behet gati te marre pjese ne ndeshjen e 100 te tij, ne Champions League, ne turneun me te rendesishem te europes. Kapiteni i Milanit, pritet qe te filloje qe nga minuta e pare ne ndeshjen e sotme kunder Selltikut. 38 Vjecari ka dale 4 kampion i Kupes se Kampioneve, me Milanin, ne vitet, 89, 90, 94, dhe 2003. Pavaresisht se sot do te plotesoje nje numer treshifror ndeshjesh, Maldini tha se do te vazhdoje te aktivizohet sepse per mua kjo eshte nje sfide, dhe mua me pelqejne sfidat. Eshte nje nder i madh per mua –vazhdoi Maldini-, por une aktivizohesha ne kete turne, para se te quhej Champions League, dhe per kete arsye une ndjej se jam aktivizuar ne me teper ndeshje. Do te aktivizohem per te pakten 1 vit akoma dhe pastaj do te shohim. Nuk jam i sigurte se do ta le futbollin, pas nje viti por le te leme kohen te vendoseper kete. Persa i perket episodeve qe ndodhen ne Katanja, Maldini tha se futbolli nuk ka asnje lidhje me ate qe ndodhi para disa ditesh ne Katanja. Kemi probleme me dhunen, por kjo eshte nje problem i shoqerise dhe jo vetem i futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›