E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, fitore për të shpëtuar Gëzdarin

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, njeriu që solli titullin e dytë kampion në qytetin e tij, kurrsesi nuk do ta kishte menduar se formacioni verdheblu do të renditej aq poshtë pas 19 javëve, në vendin e gjashtë me vetëm 27 pikë dhe me një bilanc negativ golash 19-21. Me një trajner të larguar (Luan Deliun) dhe një tjetër (Edmond Gëzdarin) në prag të dorëheqjes, kampioni në fuqi, duhet të luftojë fort për të siguruar një nga katër vendet që të cojnë në Europë, ku pretendimi maksimal për Elbasanin duhet të jetë Kupa Interoto. Përballja me Teutën e vendit të tretë dhe me 6 pikë më shumë se Elbasani, është prova e fundit e pasukseshme që Laze mund t'i lejojë trajnerit Edmond Gëzdarit. Ndeshja e fundit në "Ruzhdi Bizhuta" ishte një test i hidhur për kampionët, 90 minutat e të cilave u mbyllën me rezultatin 0-2 për Partizanin, falë dy golave të jashtëzakonshëm të Enco Malindit. Te Elbasani do të mungojë për shkak të kartonave të verdhë, sulmuesi Eldorado Merkoci, por ekipi verdheblu kërkon ta shfrytëzojë në maksimum pushimin e gjatë për shkak të angazhimit të Teutës në Kupën e Shqipërisë (fitoi me Tiranën 2-1) dhe shtyrjes së detyryar të kampionatit për shkak të zgjedhjeve vendore. Në takimin e fazës së parë, Teuta fitoi me Elbasanin në "Niko Dovana" me rezultatin 1-0 (gol i Lakos në të 77'). Durrsakët e Sulejman Starovës (të vetmit trajner të mbijetuar) janë në luftë për vendin e dytë dhe Kupën e Shqipërisë dhe synojnë të paktën një pikë në transfertë. Jashtë fushe Teuta ka një bilnc shumë interesant: në 9 takime ka arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, ndërsa Elbasani në shtëpi duket se edhe mund të "tolerojë": në 9 takime ka regjistruar 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Sfida në "Ruzhdi Bizhuta" ka të vecantë prezantimin e parë të mbrojtësit Endrit Vrapi, i cili sezonin e kaluar mbronte ngjyrat e Elbasanit, ndërsa të mërkurën do të paraqitet si kundërshtar aty. Të dy ekipet zhvilluan një merkato të fuqishme. Elbasani rekrutoi 5 lojtarë : kroatin Peric, Patushi dhe Merkoci të ardhur nga Tirana, Koreshi i huazuar nga Teuta dhe Papuqi nga kampionati kosovar. Teuta nga ana e saj riktheu në ekip Likmetën dhe Stafën (të huazuar më parë te Erzeni), si dhe Bllokun e Bledi Shkëmbin. Të dy ekipet vinë nga barazime befasuese: Teuta me Shkumbinin në shtëpi (1-1) dhe Elbasani me Apoloninë në transfertë (2-2), por Elbasani ka fituar 9 nga 17 takimet e tyre të fundit që nga sezoni 1999-2000, kundrejt 5 fitoreve të Teutës (3 barazime). Në "Ruzhdi Bizhuta", Elbasani ka fituar 8 përballje (1 barazim 1-1 në sezonin 2003-2004). NDESHJET NGA SEZONI 1999-2000 SEZONI 2006-2007 Teuta-Elbasani 1-0 SEZONI 2005-2006 Elbasani-Teuta 2-0 Teuta-Elbasani 0-0 Elbasani-Teuta 2-1 Teuta-Elbasani 1-1 SEZONI 2004-2005 Teuta-Elbasani 0-1 Elbasani-Teuta 3-0 Teuta-Elbasani 1-0 Elbasani-Teuta 2-0 SEZONI 2003-2004 Elbasani-Teuta 2-0 Teuta-Elbasani 1-0 Elbasani-Teuta 1-1 Teuta-Elbasani 3-1 SEZONI 2002-2003 Elbasani-Teuta 1-0 Teuta-Elbasani 1-3 SEZONI 1999-2000 Teuta-Elbasani 1-0 Elbasani-Teuta 2-1 Bilanci 17 ndeshje: 9 fitore Elbasani, 3 barazime, 5 fitore Teuta. Golat 21-12

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›