Haxhi edhe një vit tjetër në ishullin e Zeusit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Besim të madh duket se ka mbrojtësi kuqezi i skuadrës ishullore Ergotelis në prag të ndeshjes kundër Olimpiakosit. Altin Haxhi u shpreh në faqen zyrtare të skuadrës së tij për fitoren e javës së kaluar, kontratën e tij të re si dhe për vazhdimin e këtij kampionati. JAM FUTBOLLIST PROFESIONIST Intervista e Altin Haxhit, veteranit të Kombëtares sone dhe nje prej lojtarëve më të mirë të Ergtelis, u publikua sot në faqen zyrtare të kesaj skuadre. Haxhi tha se fitorja me Iraklis në fushën e këtij teë fundit ishte shumë e rëndësishme për mbijetesen e skuadrës, por duhet të kuptojmë se asgjë nuk ka mbaruar akoma përsa i përket kampionatit. "Më gëzoi tri pikëshi, por më vjen shumë keq për skuadren e Iraklis, tek e cila jam aktivizuar. Gjendet në pozitë të vështirë(vendi i parafundit). Unë jam një futbollist profesionist dhe rëndësi ka të ndihmoj skuadrën në të cilën aktivizohem tani. Cdo fitore është e cmueshme për ne", - tha 31-vjecari Haxhi. OLIMPIAKOS, NDESHJE E VESHTIRE Në vazhdim Altin Haxhi foli dhe për ndeshjen e vështirë të kësaj fundjave kundër kundër kampiones në fuqi, Olimpiakos. Haxhi ishte shumë optimist për sa i përket kësaj ndeshje: "Është një ndeshje e vështirë per ne. Besoj se do të zhvillohet një lojë e bukur. Luajmë kundër kampiones dhe skuadrës më të mirë në Greqi, megjithatë unë jam i sigurtë se rezultati i ndeshjes varet nga ne. Arsyeja është pasi Olimpiakosi e ka siguruar kampionatin si dhe do të ketë mungesa të rëndesishme në këtë ndeshje: sulmuesët Konstandinu dhe Kastigio. Do te jetë Rivaldo, i cili mund të fitojë një ndeshje i vetëm, por e përsëris se rezultati varet nga lojtarët e Ergotelis. Do të luftojmë për fitoren. E rëndësishmja është se gjithë skuadra e ka kuptuar se duhet të luftojmë për 3 piket në cdo ndeshje". EDHE NJE VIT ME EROGETELIS Haxhi foli dhe për qëndrimin e tij tek skuadra e Ergotelis, duke dhënë një lajm të ri: "Do të rri edhe nje vit tjetër tek kjo skuadër, pasi të dy palët jemi të kënaqur me njeri-tjetrin"