Java 21, Bind “trojka”

KATEGORIA E PARË - Tre kryesuesit e Kategorisë së Parë, Bylis, Apolonia e Lushnja, bënë detyrat e shtëpisë teksa fituan me nga dy gola diferencë me kundërshtarët e tyre në javën e 21-të të Kategorisë së Parë.
BYLIS-GRAMSHI 2-0
Bylis i Faruk Sejdinit arriti një fitore bindëse 2-0 me Gramshin e drejtuar nga Edmond Mustafaraj, Dy golat për formacionin ballshiot mbajnë aromë afrikane: Ziambo (3') dhe Sisoko në minutën e 17-të me penallti. Bylis kryeson i vetëm me 45 pikë, një më shumë së Apolonia dhe Lushnja (të dyja nga 44 pikë).
APOLONIA-ADA 4-2
Apolonia e Gert Haxhiut konfirmoi formën e jashtëzakonshme në ndeshjet e para të fazës së dytë, duke fituar 4-2 me Adën e vendit të pestë. Golat për fierakët u shënuan nga Spaho (6'), Cercizi (32', 60'), Delioviski 75'. Për velipojakët e drejtuar nga i njohuri Ylber Zani, realizuan Nimani (18') dhe Lleshi (86').
LUSHNJA-TOMORI 2-0
Trajneri lushnjar Artan Bano ka të drejtë të krenohet me ekipin e tij. Lushnja fitoi 2-0 në "Roza Haxhiu" kundër Tomorit të Lakos, me nga një gol në cdo pjesë: Xhagalliu (22'), Sefa (48').
BURRELI-NAFTËTARI 2-0
Dy gola në fund të ndeshjes, me të njëjtin autor, Kalemaj (74', 86'), i dhanë fitoren 2-0 Burrelit të Përparim Daiut ndaj Naftëtarit të Dashnor Dumes në takimin e zhvilluar në "Liri Ballabani".
SKRAPARI-SOPOTI 2-0
Dy gola të vonshëm, fillimisht nga Dalipi (84' me penallti) dhe më pas nga Ymeri (90') i dhanë një fitore të cmuar Skraparit të Luftar Gurit kundër Sopotit të Luan Deliut.
TURBINA-ERZENI 2-3
Fitore befasuese e miqve nga Shijaku kundër vendasve të Turbinës në "Nexhip Trungu" në Cërrik, fitore që u vendos në minutën e 89-të, kur Pisha shënoi golin e tretë për formacionin e Fundim Dollakut. Loli (24'), Hajdari (84') shënuan për Turbinën e Bardhyl Minxhajt, ndërsa Bespalla (50' 11-m), Shera (54') dhe Pisha (89') për Erzenin.
TEPELENA-LUFTËTARI 1-2
Luftëtari ia doli të fitojë derbin e Jugut me Tepelenën në fushën asnjanjëse të Permetit. Tepelena e drejtuar nga Haska shënoi e para me anë të Gaxhaj (10'), por gjirokastritët e Petraq Bifshës u kundërpërgjigjën me anë të Duajr (26') dhe Tacit (42').
DAJTI-BILISHT SPORT 3-0
Dajti i Sinan Bardhit mundi pastër 3-0 Bilisht Sportin e Dion Kushes në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive të Kamzës. Golat për ekipin e presidentit Naim Qarri u shënuan nga Malo (15'), Tafaj (30') dhe për t'i ardhur në ndihmë vendasve "mendoi" edhe Muca i Bilisht Sport, i cili shënoi një autogol në minutën e 57-të.
POGRADECI-LACI 1-1
Laci shënoi i pari me anë të Ahit (8') në "Gjorgji Kycyku" të Pogradecit, por vendasit e Ilir Medinit e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1 pas golit të realizuar nga Jahaj (33'). Trajneri i Lacit Stavri Nica u shpreh i pakënaqur me presionin e tifozëe pogradecarë ndaj gjyqtarëve Beqiri, Guce , Koka. Trajneri i Pogradecit Medini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44-t.
KATEGORIA E PARË
JAVA 21
BYLIS-GRAMSHI 2-0
LUSHNJA-TOMORI 2-0
APOLONIA-ADA 4-2
TURBINA-ERZENI 2-3
SKRAPARI-SOPOTI 2-0
LUSHNJA-TOMORI 2-0
BURRELI-NAFTËTARI 2-0
POGRADECI-LACI 1-1
TEPELENA-LUFTËTARI 1-2
Renditja
1 Bylis 45
2 Apolonia 44
3 Lushnja 44
4 Laci 39
5 ADA 37
6 Burreli 37
7 Turbina 31
8 Pogradeci 30
9 Dajti 30
10 Luftetari 30
11 Bilisht S.-1 27
12 Skrapari 27
13 Sopoti 23
14 Naftetari 23
15 Erzeni 20
16 Tomori 19
17 Gramshi 17
18 Tepelena - 1 10