E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demat” në ekstazë, “djegin” Tiranën

"Demat" në ekstazë. Shkatërrojnë një Tiranë ekzistente me rezultatin e thellë 4-1, duke dhuruar spektakël e shpresë për fitimin e titullit të 16-të, që mungon prej 15 vitesh. Një dhuratë për Xhanin dhe kryetifozin e kuq të ndarë nga jeta, Jotin.
Partizani me dy fitore të mëdha rresht brenda shtatë ditëve: e para kundër Dinamos kryesuese (1-0) dhe e dyta,e më përmasa "pokeri", kundër kampionëve në fuqi, Tiranës,
Partizani konfiguron absolutisht një format prej pretendenti për titull, teksa ruan diferencën prej tri pikësh me Dinamon. Dhe nëse bëjmë llogarinë e formulës, ku java e fundit e kampionatit të 69-të ofron përballjen Dinamo-Partizani, atëherë padyshim dy përballjet direkt në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do ta kenë një llogari të vogël brenda, ashtu si në vitin 2003, kur Partizani fitoi trofeun e 15-të të Kupës së Shqipërisë.
Derbi dhuroi spektakël në tribuna, ku gara mes ultrasve të Tiranës dhe atyre të Partizanit, ishte një magji më vete.
Ndëshkimi i shpejtë i Tiranës, pa kaluar ende pesë minuta lojë nga mbrojtësi Tefik Osmani realizoi golin e parë të formacionit të Hasan Likës. Një gol që ngriu kampionët në fuqi të Sulejma Memës, por që rriti adrenalinën e "demave". Dyfishimi i rezultatit në minutën e 22-të nga mesfushori luftarak, Bledar Devolli dha sinjalin e dytë se derbi i 129-të i përkiste plotësisht presidentit Xhani.
Fraksioni i dytë dhuroi momente të tjera të jashtëzakonshëm, kur mesfushori Blendi Shkëmbi krijoi një eurogol në minutën e 47-të. Fortuzi, me golin e tij në të 60' krijoi imazhin e remë për hapjen e ndeshjes, por goli i Abilaliajt në minutën e 71-të vulosin fitoren e madhe 4-1 të Partizanit.
Mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, vuajti nga presioni psikologjik duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë (rrjedhimisht i kuq) duke e shëmtuar akoma më shumë skuadrën e katër donatorëve.
Një fitore e madhështore, të cilën trajneri Lika, e cila si rezultat i lojës kolektive dhe mentalitetit fitues që është konsoliduar te skuadra e kuqe.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22
1 mars

TIRANA-PARTIZANI 1-4
DINAMO-SHKUMBINI 1-0
ELBASANI-BESËLIDHJA 1-2
BESA-VLLAZNIA 1-0
SKËNDERBEU-KASTRIOTI 2-0
FLAMURTARI-TEUTA 2-2

KATEGORIA SUPERIORE
Renditja
1 Dinamo 45
2 Partizani 42
3 Vllaznia 35
4 Besa 35
5 Tirana 34
6 Elbasani 33
7 Shkumbini 31
8 Flamurtari 29
9 Kastrioti 23
10 Teuta 20
11 Besëlidhja 20
12 Skënderbeu 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›