Barazim në Vlorë, Jareci pëson fatin e Pashajt

Gjyqtarit ndërkombëtar Sokol Jareci, i është dashur ta mbyllë ndeshjen Flamurtari-Teuta në një kor të jashtëzakonshëm të sharash nga tifozeria vlonjate , pas rezultatit përfundimtar 2-2, kur Gega shënoi minutën e 94-t.
Formacioni i Eqerem Memushit realizoi i pari me anë të Brajkovic (12'), ndërsa u kundërpërgjigj Vilfor Hysa në minutën e 34.
Edhe në pjesën e dytë ishin vlonjatët që kaluan sërish në avantazh më anë të 22-vjecari Halim Bebaj (65').
Jareci akordoi 4 minuta shtesë dhe pikërisht pak sekonda përpara se të mbyllej takimi Ermal Gega (94') i siguroi një pikë të cmuar Teutës në transfertë dhe barazimin e 44-t në takimin e 121 historik midis dy ekipeve.
Pas ndeshja solli edhe revoltën e ultrasve kuqezinj kundër Jarecit, që ashtu si kundër gjyqtarit Bardhyl Pashaj, po gjatë një ndeshjeje Flamurtari-Teuta, u sha me libër shtëpie.