E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA E FIFA PERGJIGJEN. TE MOS KRYHET AUDITIMI NE FSHF

Top News - UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë opinion në lidhje me Federatën Shqiptare të Futbollit. Organizmat më te lartë te futbollit evropian dhe botëror ka insistuar sërish në mos kryerjen e auditimit në Federatën tonë nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Letra e dërguar nga ministri Ylli Pango tek UEFA dhe FIFA duket se nuk I ka bindur drejtuesit e këtyre institucioneve që kanë përgatitur një raport në lidhje me këtë cështje për ta shqyrtuar në komitetin ekzekutiv në 14 mars te këtij viti.
UEFA dhe FIFA prej kohësh i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të mos e kryejnë auditimin në FSHF, pasi kjo e fundit konsiderohet një institucion jopublik dhe si i tillë auditimi nga qeveria nuk është e lejueshme.
Në të njëjtën kohë, UEFA dhe FIFA kanë kërkuar që të gjenden prova bindëse për të gjitha akuzat e bëra përpara disa muajsh nisi nga Kryeministri Berisha dhe vete ministri Pango në lidhje me shitjen e dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare gjate eliminatoreve te Euro 2008 kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë.
Në rast se asnjë nga këto pika nuk plotësohen, atëherë si FIFA dhe UEFA nuk do të ngurrojnë të marrin masën ekstreme të përjashtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›