Xhavit Visoka debuton me sukses në ringun profesionist

Xhavit Visoka ka debutuar me sukses në ringun e boksit profesionist. Pesë herë kampioni i Kosovës në kategorinë e mesme është përballur të enjten në qytetin sllovak Nove Zamky, me hungarezin Peter Szabo të cilin e ka mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve pas një lufte prej katër rundesh në kategorinë gjysmë të rëndë. Edhe për 25-vjecarin hungarez Szabo ku ishte mec debutues në boksin profesionist, ndërsa në amatorizëm ai është shpallur tri herë kampion i Hungarisë.
"Ka qenë një luftë shumë e fortë dhe ndodhta më e forta që kam zhvilluar. Ka qenë shumë më i vështirë sesa meci i fundit që kam zhvilluar në Prishtinë me gjermanin Evgeni Schapavalov. Jam i kënaqur me fitoren e shënuar por tani menjëherë do të vazhdoj të punoj për t'u përgatitur për mecin e radhës", ka thënë Visoka pak orë pasi ka zhvilluar mecin e tij të parë në ringun profesionist.
Fillimi i mbarë është gjysma e punës por 34-vjecari kosovar nuk ka ndërmend që të humbasë shumë kohë para përballjes së tij të radhës. Pas vetëm dy javësh Visoka planifikon që të zhvillojë edhe mecin e tij të dytë në ringun profesionist.
"Kam planifikuar që të paraqitjen edhe në një mbrëmje të boksit profesionist që do të zhvillohet në Koshice pas dy javësh dhe ku kam marrë ofertë për të boksuar. Nuk e di se kë do ta kem për kundërshtar, por nuk mërzitem shumë për këtë punë pasi unë në ring futem kundër cdokujt me qëllimin për të fituar", ka shtuar Visoka.