E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigels Balliu: “Synimi im, U-21 shqiptare dhe një klub në Serinë A”

Albania-sport - Është pothuajse i panjohur në Shqipëri por nuk ndodh kështu në zonën e Venetos në Itali. Nuk i ka mbushur ende 21 vjec dhe kërkon me ngulm të tregojë cilësitë e tij në arenën italiane dhe shqiptare. Ky është talenti rrogozhinas, Rigels Balliu. Futbollisti e ka nisur karrierën me U-16 të Egnatias dhe ka përvijuar me të rinjtë e San Paolos në Itali, falë aftësive të tija. Luan si mesfushor i krahut të djathtë por ka shpesh herë është përdorur edhe si sulmues. "Tek San Paolo u stërvita shumë mirë për më shumë se një vit por nuk pata mundësi që të aktivizohesha pasi në skuadër kishte shumë ekstarkomunitarë c'ka i kufizonte mundësitë për të luajtur. Asokohe nuk kisha asnjë menaxher. Ndërsa më pas kalova tek Padova në Serinë C. Drejtuesit e klubit më dhanë në formë huazimi tek Due Carrare për të ngritur më shumë dhe për të pasur më shumë mundësi aktivizimi. Besoj se me sezonin ri do të kërkoj një klub më të mirë, dhe pse jo edhe në Serinë A", ka thënë Rigel Balliu për albania-sport.com. Ndërkohë që edhe shtypi lokal ka shkruar vazhdimisht për mesfushorin e talentuar shqiptar.
Skeda
Emri: Rigels
Mbiemri: Balliu
Datëlindja: 23/05/1986
Vendlindja: Rrogozhinë
Shtetësia: Shqiptare
Gjatësia: 1.80 cm
Pesha: 73 kg
Pozicioni: Mesfushor (krahu i djathtë)
Skuadra: Due Carrare (i huazuar nga Padova)
Nr. i fanellës: 7
Karriera: Egnatia (Shqipëri), San Paolo (Itali), Padova (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›