Lorik Cana: Olimpik, mjaft më me hapa false! (Pjesa I)

Marrë nga www.laphoceen.fr
Përshtati: Altin B. Kodra
Albania-Sport - Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, rikthehet këtë të shtunën në fushën e blertë për skuadrën e tij, pas një dëmtimi që përkoi edhe me pezullimin për shkak të kartonëve të verdhë. Në një intervistë për shtyp të dhënë sot dhe të botuar të plotë në faqen sportive franceze në Internet, www.laphoceen.fr, lojtari i Kombëtares kuqezi i ka bërë një analizë të plotë dhe të thellë të periudhës në të cilën po kalon skuadra marsejeze dhe shpreh mendimin e tij se Olimpiku gjithsesi ka mundësitë dhe aftësitë për të arritur objektivat që i ka vënë vetes. - Lorik, si do ta cilësonit ju gjendjen aktuale në klubin e Olimpikut të Marsejës? - Në katër ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra jonë ka marrë shumë pak pikë, vetëm 2 nga 12 të mundshme dhe, për një klub si ky i yni, që e ka të detyrueshme të mos bjerë më poshtë se 3 vendet e para në renditje, kjo padyshim që e ka ngadalësuar mjaft ritmin tonë gjatë këtij sezoni. Për këtë arsy, na bëhet obligim që t'i rifitojmë sa më shpejt këto pikë të humbura. Ndeshje të vështira dhe të rëndësishme na presin tashmë dhe ato mund të jenë një trampolinë që mund të na ngjisë lart në renditje. Është e rëndësishme që të fitojmë sa më shmë të jetë e mundur dhe synojmë sërish për më lart. - Duke e parë nga jashtë, pasi u dëmtuat në ndeshjen e parafundit dhe ishit i pezulluar për ndeshjen e fundit, si do ta gjykonte Loriku paraqitjen e Olimpikut të Marsejës? - Ndeshjen në Bordo e pashë në TV, ndërsa atë kundër Nantës nga shkallët e "Stade Velodrome". Ndeshjen kundër Nantës duhet ta kishim fituar dhe unë isha 90% i sigurt se do ta fitonim. Unë mendoj se arsyeja që Olimpiku nuk e fitoi atë takim, është sepse ne nuk arritëm të gjenim thellë në vetvete atë gjënë shtesë që do ta kishte kthyer rezultatin në favorin tonë. Në Bordo, ne i shkuam dëm rastet që na u paraqitën për shënim në pjesën e parë dhe, me fillimin e pjesës së dytë, lodhja filloi të bënte punën e saj dhe skuadra vendase u rikthye fuqishëm në lojë. Është shumë depresive atmosfera në autobusin e skuadrës kur humbet një ndeshje përballë një kundërshtari më superior, por kjo është normale. Por, kur ndërgjegjësohesh se e kishe në dorë shansin për ta fituar ndeshje dhe nuk arrin ta bësh këtë, është mjaft zhgënjyese. Ne na mungoi pak fat, pak agresivitet, por kjo duhet bërë shpejt, sepse fundi i sezonit vjen më shpejt se c'e mendojmë ne. - Pra skuadra ka etje për fitore? - Sigurisht që po. Olimpiku e gjen veten në një situatë që ka lëshuar shumë pikë rrugës dhe tashmë, teksa afrohet fundi i kampionatit, bëhet edhe më e madhe nevoja për të mos bërë më hapa prapa, ndonëse nuk duhet one will not look at the way in which one played this year. Mua nuk më interson nëse skuadra jonë luan mirë, por merr vetëm vendin e katërt apo të pestë dhe po kështu nuk besoj se i intereson as kolegëve të mi, as tifozëve e as drejtuesve të klubit. Kur je i kushtëzuar, mund të luash jo dhe aq bukur, por mund të jesh më efektiv në lojën tënde. Por unë kam besim te vetja dhe skuadra dhe mendoj se, sa më shpejt të fillojmë të fitojmë, aq më shpejt do të jemi në rrugë të mbarë drejt një vazhde pozitive. - Po përsa i përket ndeshjes kundër Tuluzës? - Ndeshje kundër Tuluzës është një sfidë mjaft interesante, edhe për arsye se është një skuadër që ka grumbulluar po aq pikë sa ne. Besoj se do të jetë një atmosferë e mrekullueshme dhe në një arenë të bukur. Olimpiku mezi pret që të vijë e shtuna dhe të gjejmë fitoren sa më shpejt të jetë e mundur. - A është pozitiv presioni? - Mbase jo, por është domosdoshëm. Është dicka normale kjo kur njeriu luan për Olimpikun e Marsejës dhe, fakti që kjo skuadër ka marrë vetëm dy nga 12 pikët e mundshme, vetëm e rri presionin mbi ne. Por gjendja në klubin tonë është shumë larg të qenit katastrofike. Olimpiku i Marsejës mbetet i përkushtuar kundrejt objektivave që ka, ashtu sic besoj bëjnë edhe skuadrat e tjera. Për këtë arsye, presioni duhet të shërbejë si një shtysë për të na cuar përpara dhe jo për të na frenuar, për të mos na lejuar të tregojmë potencialin tonë. Por është e nevojshme që ta përdorim presionin për të ecur përpara dhe kjo ka ndodhur gjatë këtij sezoni. Kur skuadra jonë e gjeti veten me shpatulla pas murit, ajo ka gjetur forca për t'u kundërpërgjigjur. Por nuk është e nevojshme gjithmonë ta gjesh veten në një situatë të vështirë, në mënyrë që të reagosh. Vijon...