41 për qind e tifozëve të Kievos presin golin e Bogdanit

Albania-sport - Kievo e Erjon Bogdanit do të përballet të shtunën me Torinon (ora 18:00) në takimin e vlefshëm për javën e 24 të Serisë A. Kievo, me 19 pikë ndodhet vetëm dy pikë më shumë larg vendit të tretë nga fundi që të con në Serinë B, dhe 3 më pak se kundërshtari i radhës, Torino, që në 23 javë ka grumbulluar 22 pikë.
Sulmuesi 29-vjecar shqiptar, Bogdani (191 cm)i cili shënoi dy gola me kokë në miqësoren me të rinjtë, por ende pa gol zyrtar me fanellën e Kievos, preferohet nga 41 për qind e tifozëve të Kievo Veronës, në një sondazh që vazhdon të jetë on-line në faqen zyrtare të klubit. "Cilin, nga këta lojtarë do të pëlqenit të shënonte në sfidën kundër "granatave"? .Kjo është pyetja e sondazhit. Erjon Bogdani ka marrë 41 për qind të tifozëve, ndërsa i dyti është nigeriani Obina, me 19 përqind, ndërsa përqindja tjetër është ndarë midis Pellissier (18), Semioli (8), Samanrko (8) dhe Luciano (6).
Kievo vjen në ndeshjen kundër Torinos pas barazimit 1-1 në transfertën e Palermos, ndërsa kanë humbur në fazën e parë kundër Torinos 1-0.
Trajneri i Kievos, Del Neri e konsideron të rëndësishëm takimin. "Ky është momenti i duhur për të përmirësuar rrugën që e nisëm në Palermo". Trajneri është i kënaquar dhe nga ajo që po tregon Bogdani në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore: "Mirë është edhe Bogdani, problemi i të cilit, mesa duket, është i një natyre psikologjike. Sulmuesi po rigjen veten dhe dy golat në miqësore sigurisht që ia kanë ngritur tashmë moralin për sfidën e radhës, atë kundër Torinos, ku ai do të kërkojë të shënojë golin e parë zyrtar (me fanellën e Kievos). Duhet t'i japim kohë, ka nevojë për të. Nuk është e lehtë të përshtatesh shpejt me grupin, të bësh gol. Duhet durim, koha e duhur për të kuptuar skuadrën shokët dhe trajnerin. Erjoni është duke punuar, duke u rritur, si e gjithë Kievo", citohet trajneri nga gazeta veroneze "L'Arena".
Edhe nga kampi i Torinos, vlerësimet për Bogdanin nuk mungojnë. Gjatë një interviste të dhënë për faqen zyrtare të Torinos, Roberto "Rambo" Policano, një ish-futbollist i njohur dhe me peshë në ambientin "granata", pohon se Torinon e pret një ndeshje e vështirë kundër një Kievo tepër të motivuar dhe favorite. Polikano e vlerëson Bogdanin si një ndër më të rrezikshmit e Kievos: "Nga ne, Stelone është në gjendje të mirë dhe mund të bëjë diferencën. Pastaj është Rozina, që edhe pse nuk është në kondicionin e duhur për të dhënë më të mirën. Nga ana tjetër Bogdani mund të bëjë diferencën, por nuk duhet të harrojmë edhe Obina, me shpejtësinë e tij".
Takimi Keivo-Torino do të gjykohet nga Masimiliano Sakani i Mantovës.
SONDAZHI
Cilin, nga këta lojtarë do të pëlqenit të shënonte në sfidën kundër "granatave"
Votues 128
8% - Semioli
19% - Obinna
41% - Bogdani
18% - Pellissier
6% - Luciano
8% - Sammarco