E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Futbolli nuk është një shkencë ekzakte! (Pjesa II)

Marrë nga www.laphoceen.fr
Përshtati: Altin B. Kodra

Albania-Sport
- Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, rikthehet këtë të shtunën në fushën e blertë për skuadrën e tij, pas një dëmtimi që përkoi edhe me pezullimin për shkak të kartonëve të verdhë. Në një intervistë për shtyp të dhënë sot dhe të botuar të plotë në faqen sportive franceze në Internet, www.laphoceen.fr, lojtari i Kombëtares kuqezi i ka bërë një analizë të plotë dhe të thellë të periudhës në të cilën po kalon skuadra marsejeze dhe shpreh mendimin e tij se Olimpiku gjithsesi ka mundësitë dhe aftësitë për të arritur objektivat që i ka vënë vetes. Ja dhe pjesa e dytë e intervistës: - Është e vërtetë që, deri më tani, gjatë këtij sezoni, Olimpiku i Marsejës nuk ka arritur të përfitojë sic duhet nga mundësitë që i janë paraqitur, apo jo? - Është e vërtetë se kemi shpërdoruar shumë dhe, përvec asaj nisjeje të mirë që i bëmë sezonit, gjërat kanë marrë për ters... Por unë mendoj, pas një periudhe të tillë, Olimpiku duhet të nxjerrë mësime nga gabimet. Dhe jo vetëm ato të vitit të shkuar. Për momentin, klubi nuk po arrin të gjejë qëndrueshmëri, përsa i përket rezultateve dhe kjo është ajo që po ndodh. Gjithsesi, ne, me këtë grup lojtarësh që kemi, i gëzojmë të gjitha mundësitë për të rigjetur vendin që na takon dhe për t'u renditur midis tre të parave në kampionat. Ne lojtarët që ishim këtu edhe sezonin e shkuar, e mbajmë mend mirë zhgënjim që pësuam kur nuk arritëm ta ruanim vendin e tretë dhe kjo na shtyn që, këtë sezon, të mos e përjetojmë sërish atë zhgënjim, por ta marrim atë vend të tretë. Por, duhet mbajtur parasysh që s'duhen lëshuar më pikë rrugës, pasi pikët tani e tutje vijnë duke u bërë shumë të shtrenjta. - Si e shpjegoni ju mungesën e suksesit? - Futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Ka raste që një skuadër krijon vetëm një apo dy raste për shënim dhe shënon, por ka edhe raste që krijon edhe 10 apo më shumë raste për shënim dhe nuk arrin të shënojë. Dhe kjo ka të bëjë me anë psikologjike të lojtarëve dhe, për momentin, ka shumë faktorë që e bëjnë Olimpikun e Marsejës më pak të rrezikshme në sulm. Por, kjo s'do të thotë që fajin e kanë sulmuesit. Sulmuesi ka përgjegjësi vetëm kur del përpara portierit dhe nuk shënon, por, për pjesën tjetër, është loja kolektive ajo që duhet riparuar, për të shënuar më shumë gola. Skuadrës sonë i ka munguar gjithashtu edhe ai instinkti vrasës që vulos një fitore, por unë nuk besoj se kjo do të vazhdojë gjatë. Përsa i përket së shtunës, unë them që skuadra do ta gjejë golin, do ta gjejë patjetër. - E cfarë ju bën juve të mendoni kështu? - Në fund të sezonit të shkuar, skuadra ishte mjaft e ekuilibruar dhe, duke lënë mënjanë edhe gjykimin, që ka lënë për të dëshiruar, unë besoj se Olimpiku do ta rigjejë shpejt suksesin. Në sulm, kemi lojtarë të talentuar, të tilli si Dzhibrili (Sise), Mamaduja (Niang), etj, të cilët janë natyrisht të zhgënjyer që nuk arritën të shënojnë. Përsa i përket ndeshjes së radhës, ata synojnë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe kjo do të fillojë nga kjo fundjavë. Personalisht, unë kam shumë besim te skuadra për pjesën e mbetur të sezonit. Ajo që na nevojitet, është që të ruajmë përgatitjen psikologjike, për të shmangur ulje-ngritjet që na kanë karakterizuar deri më tani. Rezultatet e pakënaqshme janë dicka që Olimpikut të Marsejës nuk i lejohen cdo sezon. - Por, a e meriton Olimpiku i Marsejës, të paktën për momentin, të jetë midis 3 të parave? - Për momentin mbase jo. Duke lënë mënjanë Lionin, që mbetet një planet më vete, unë mendoj se Lensi ka patur një sezon të rregullt, por 5-6 pikët që na ndajnë nga ajo nuk janë shumë. Për mendimin tim, Lila mbetet një skuadër solide, cka e ka treguar edhe në Ligën e Kampioneve. Kjo skuadër është e fortë psikologjikisht, luan sipas mënyrës së saj, ka një trajner strikt, një grup mjaft të disiplinuar lojtarësh dhe cdo sezon synon për vendet e para. Ashtu sic do të jeë edhe këtë sezon. Pas tyre jemi ne dhe dy skuadra të tjera. Por unë mendoj se Olimpiku i Marsejës i ka të gjitha mundësitë të renditet mbi Lensin, Lilën dhe Soshonë. - A nuk i ngjan pak vazhda aktuale e rezultateve asaj serie humbjesh vjeshtën e shkuar? - Jo, nuk mendoj kështu, pasi, atëherë skuadra pësoi një shpërqendrim që erdhi si pasojë e fillimit të sezonit. Por sot gjendja është krejt ndryshe, pasi skuadra po punon me ngarkesë të plotë. Dhe janë vetëm disa detaje që e bëjnë gjendjen të duket ndryshe nga c'është. Ne duhet të shikojmë thellë brenda vetes për të gjetur suksesin, për të përfituar nga mundësitë që na paraqiten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›