E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani rigjen nuhatjen e golit

(www.albania-sport.com) – Edmond Kapllani duket se po rigjen kohët e arta të kaluara te Karlsruhe, teksa sulmuesi shqiptar i Tus Koblenz realizoi golin e parë për skuadrën e tij në humbjen 3-2 në transfertem me 1. FC Union Berlin (java 23, Bundesliga 2), në një ndeshje të gjykuar nga gjyqtarja Bibiana Steinhaus. Kapllani realizoi në minutën e 15-të golin e rezultati të përkohshëm 1-1, por dy minuta më pas humbi një rast të mirë. Ervin Skela hyri si zëvendësues në minutën e 78-të në vend të Gunkel. Për sulmuesin 27-vjeçar të Kombëtares shqiptare ky ishte goli i dytë në gjashtë ndeshje me fanellën e Tus Koblenz, pas atij të realizuar kundër Energie Cottbus. Në takimin tjëtër të Bundesliga 2, Arminia Bielefeld- MSV Duisburg (1-2), Besart Berisha ishte në stol.

Burimi: Albania-sport.com
E Premte, 19 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›