E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kurrë më kapiten, sa të jem unë trajner!"

Me këtë deklaratë, numri një i stolit të Anglisë kërkon të rikthejë besimin e lojtarëve të skuadrës në rolin e kapitenit, pasi sipas tij, ky rol u vu në dyshim me Xhon Terrin (mbrojtësi u përfshi në një skandal mbi një lidhje jashtëmartesore me të fejuarën e mesfushorit Uejn Brixh, ish-shok skuadre te Çelsi).

“Deri në Kupën e Botës Xhon Terri nuk do të jetë më kapiten. Pas Botërorit? Nëse unë vazhdoj të jem trajner i kombëtares, ai nuk do ta rimarrë shiritin”, u shpreh trajneri italian në një intervistë për tabloidin britanik “The Guardian”.

Më tej ai shtoi: “Unë dua që kapiteni të jetë shembull për të rinjtë, për fëmijët dhe tifozët. Ajo që bëri Terri nuk ishte gjë e mirë. Ia thashë dhe ai e kuptoi. Këtë vendim e mora për shkak të asaj që ndodhi me Uejn Brixh, asgjë më tepër. Nuk kam për ta larguar Terrin nga skuadra, ashtu siç nuk e largova edhe Uejnin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›