Dëmtim "horror", Aron Ramsei thyen këmbën
19-vjeçari theu këmbën e djathtë, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mbrojtësi Rajan Shoukros, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe la fushën e lojës mes lotësh. Në këtë mënyrë, sezoni për futbollistin e “Topçinjve” mund të konsiderohet i përfunduar.
Mesa duket, muaji shkurt është “i mallkuar” për Arsenalin. E njëjta gjë i ndodhi më 23 shkurt të vitit 2008 sulmuesit brazilian Eduardo. Ai theu këmbën në ndeshjen midis Arsenalit dhe Birmingamit dhe qëndroi jashtë fushave të lojës për një periudhë prej një viti.