Skënderbeu mund edhe Shkumbinin, përcaktohet kalendari
Tashmë juglindorët nuk janë më të fundit në klasifikim, si vitin e kaluar, por ia kanë lënë vendin e 12-të Gramozit. Ndeshja ndaj Shkumbinit është luajtur në një terren mjaft të rënduar, ku pjesa më e madhe e fushës ishte e mbuluar nga balta, në të cilën mbeste topi. Megjithatë, fitorja u ka buzëqeshur vendasve, që kanë realizuar që në minutën e 4-t të lojës, gol të cilin e ka mbrojtur heroikisht deri në fund.
Shkumbini, veçanërisht në pjesën e dytë, ka sulmuar fuqishëm, e ka vënë në pozitë të vështirë Skënderbeun, por nuk ka realiauar dot. Kjo më shumë për meritë të prapavijës korçare, që ka treguar shpirt të lartë gare në mbrojtje të fitores. Të cilën, më së fundi e ka arritur, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm përpara në shpëtimin nga rënia direkte në kategorinë e parë.
Të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë këtë ndeshje, pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Klevis Roshit të Skënderbeut dhe Ahmed Mujdragiçit të Shkumbinit. Më fitoren e sotme, Skënderbeu u ngjit në kuotën e 21 pikëve, me dy më shumë se Gramozi i vendit të fundit të Superligës dhe dy pikë më pak se Kastrioti i vendit të 10-të.
Me zhvillimin e kësaj ndeshjeje, bëhet i mundur edhe përvijimi i kalendarit të fazës së tretë të Superligës.
FAZA E TRETË
Java 23-të
DINAMO-GRAMOZI
BESA-SKËNDERBEU
TIRANA-KASTRIOTI
LAÇI-FLAMURTARI
SHKUMBINI-VLLAZNIA
TEUTA-APOLONIA