E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 23, Laçi – Flamurtari 3-1

Laçi vazhdon të ëndërrojë për një vend në Europë, pas fitores 3-1 me Flamurtarin, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të Kategorisë Superiore.

Sulmuesi gjirokastrit i laçjanëve, Arlind Nora ishte heroi i takimit, me dy gola dhe një asist në të tretin.

Nora, i cili u ngjit në kuotën e 10 golave, po aq sa Xhafaj (Besa) e Bërkiç (Apolonia), shënoi në nga një gol në çdo pjesë loje: 36’ dhe 55’ e shërbeu pasin e fundit në golin e tretë të Laçit të realizuar nga mesfushori beratas Emijano Veliaj (73’).

Golin e nderit për Flamurtarin e shënoi sulmuesi Hair Zeqiri (85’).

Në takimin e fundit midis dy ekipeve Laçi kishte fituar 3-2.

Laçi konsolidoi vendin e katërt, tani në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Tirana, e treta (35 pikë).

Flamurtari, që pësoi humbjen e 11 në 23 javë kampionat, tashmë ndodhet në vendin e 11-të, me 24 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 9-të, që fitoi nga ana e tij në Kavajë me Besën.

Kjo ishte fitorja e 8-të historike e Laçit në 18 ndeshje me Flamurtarin (7 fitore, 3 barazime), ndërsa arriti në 30 numri i golave nga Laçi në portën e vlonjatëve (27 gola).

Kategoria Superiore
Java 23
07.03.2010, 13:00
Laçi-Flamurtari 3-1
Shenues: Arlind Nora 36’, Arlind Nora 55’, Emiljano Veliaj 73’/ Hair Zeqiri 85’

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 07 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›