E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 22, Besa – Skënderbeu 1-2

www.gazetaret.com - Skënderbeu vazhdoi serinë e fitoreve, e treta rresht, duke mundur 2-1 një Besë (thuajse pa titullarë) në Kavajë, ndërsa lojtarët korçarë përfituan në total 15 milionë lekë të vjetër. Elton Lika 44’ dhe Milain Guerrib 63' shënuan për Skënderbeun e Mirel Josës. Kroati Guerrib u ngjit në kuotën e tetë golave. Daniel Xhafaj 77’ shkurtoi diferencën. Sulmuesi i Besës u ngjit në kuotën dhjetë golave, po aq sa Nora (Laçi) dhe Bërkiç (Apolonia), dhe vetëm një gol më pak se lideri i golashënuesve, Elis Bakaj (Dinamo, 11 gola). Skënderbeu la pas në renditje, Flamurtarin (po 24 pikë) dhe Gramozin (19 pikë).

Kategoria Superiore
Java 23
07.03.2010, 13:00

Besa-Skënderbeu 1-2
Shënues: Daniel Xhafaj 77’/ Elton Lika 44’, Milain Guerrib 63'

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 07 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›