Java 5/ Apolonia stërvitje me Tomorin

Apolonia zhvilloi një ndeshje stërvitore në Berat. Fierakët shkatërruan Tomorin 4-0 duke regjistruar fitoren e katërt në pesë javë e kryesuar bindshëm Kategorinë e Parë (13 pikë). Fitore të pastra arritën edhe Dajti me Skraparin (3-0), që arriti dhe fitoren e parë sezonale, si dhe Turbina me Gramshin (3-0). Cërrikasit përkohësisht janë të dytë në renditje (12 pikë), në pritje të përfundimit të rezultatit së kryesfidës të Kategorisë së Parë, Lushnja-Luftëtari. Pogradeci fitoi me Burrelin me rezultatin e ngushtë 2-1, ndërsa Bilishti i Devollit dhe Sopoti i Librazhdit u ndanë në barazim 1-1. Të dielën luhen: Erzeni-Ada, Laci-Naftëtari, Lushnja-Luftëtari dhe Tepelena-Bylis.
Kategoria e Parë
Java 5
5 tetor
Dajti-Skrapari 3-0
Pogradeci-Burreli 2-1
Bilishti-Sopoti 1-1
Turbina-Gramshi 3-0
Tomori-Apolonia 0-4
6 tetor
Erzeni-Ada (Dobi)
Laci-Naftëtari (Abeshi)
Lushnja-Luftëtari (Peza)
Tepelena-Bylis (short)
* Ndeshjet luhen në orën 15:00