Kaka, më i miri në botë. World 11 per 2006-2007

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) bëri të ditur rezultatet e votimit të 57.500 anëtarëve të saj për favoritët e tyrë për sezonin 2006-2007. Pas Ronaldinjos që e meritoi këtë nder vitin e kaluar, bashkëkombasi i tij, Kaka e fitoi cmimin si "Futbollisti më i mirë". "Unë jam shumë i prekur të marr këtë cmim", - tha ylli i Milanit në faqen e interentit të FIFPro. "Të jem pasuesi i mikut tim më të mirë dhe një lojtari kaq të madh si Ronaldinjo është dicka shumë speciale për mua. Të ndihem i vlerësuar prej më shumë se 50 mijë futbollistëve profesionistë në të gjithë botën është më shumë se argëtuese. Unë dëshiroj të falendëroj shokët e mi të ekipit dhe trajnerët, dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në stafin e Milanti dhe ekipit Kombëtar (të Brazilit), si dhe familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e tyre. Faleminderit gjithashtu edhe FIFPro për këtë cmim dhe punën e tyre në mbrojtje të interesave dhe vlerave të futbollistëve kudo në botë". Ndërkohë që Kaka fitoi një vend në "World 11" (Njëmbëdhjetëshi më i mirë në botë), skuadra spanjolle, Barcelelona, ishte formacioni me më shumë nominime: Karles Pujol, Lionel Mesi dhe Ronaldinjo. Xhanluixhi Bufon ruajti vendin si portieri më i "dashur", ndërohë që nga italianët ishte dhe Nesta, si dhe Kanavaro i Realit të Madridit.
FIFPro World XI, 2006-07:
Bufon (Juventus), Teri (Chelsea), Kanavaro (Real Madrid), Pujol (FC Barcelona), Nesta (Milan), Kristiano Ronaldo (Manchester United), Xherard (Liverpool), Kaka (Milan), Mesi (FC Barcelona), Drogba (Chelsea), Ronaldinjo (FC Barcelona).