Vazhdon çudia e Katanecit. Publikohet lista anti- Andorrë

RESHAT IBRAHIMI
Shkup, 5 tetor - Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Srecko Katanec të premten publikoi listën e lojtarëve, të cilët do të jenë në kombinim për ndeshjet e radhës kualifikuese me Andorrën, e cila do të luhet në stadiumin e Qytetit në Shkup, më 17 tetor, me fillim prej orës 20:00. Grumbullimi i reprezentuesve do të bëhet me 14 tetor në Aleksandar Palace në ora 13:00, ndërsa 30 minuta më herët do të mbahet pres-konferenca me gazetarët. "Koj ndeshje është si të gjitha takimet e tjera, pra është një takim i rëndësishëm, por pres që me lojë të mirë të fitojmë pikët e reja në këto kualifikime, që do të ishte një motiv shtesë për takimet me Izraelin dhe Kroacinë", ka thënë Katanec për faqen zyrtare të FFM-së. "Në futbollin e sotëm nuk ka reprezentacione të dobëta. Jam i sigurt që do të luajmë kundër një mbrojtjeje klasike, Andorra do të mbrohet me të gjithë lojtarët me qëllim ta ruaj portën e saj. E jona është që të ndërtojmë lojën tonë, dhe ta presim rastin për gol, më pas do ta kemi edhe më lehtë sikur që ndodhi në Andorra. Shpresoj se lojtarët e ftuar do të arrijnë shëndosh e mirë, këtu janë sërish Naumovski dhe Ristiq, pra mbetet që të përgatitemi dhe maksimalisht të koncentruar të hyjmë në këtë takim pa asnjë nëncmim për kundërshtarin dhe rezultati do të vij vet", përfundoi Katanec. Lista e lojtarëve të ftuar: PORTIER: Petar Milloshoski (Enozis, Qipro), Pacovski (Rabotnicki Kometall) MBROJTJE: Goce Sedloski (Materzburg, Austri), Igor Mitrevski (Kotbus, Gjermani), Vllade Lazarevski (Groclin, Poloni), Boban Grëncarov (Gent, Belgjikë), Nikolce Novevski (Majnc, Gjermani), Goran Popov (Levadijakos, Greqi). MESFUSHORË: Velice Shumulikoski (Bursaspor, Turqi), Vllatko Grozdanovski (Omonia, Qipro), Darko Tasevski (Levski, Bullgari),Vanco Trajanov (Cernomerec, Bullgari), Artim Pollozhani (Koblencë, Gjermani). SULMI: Goran Pandev (Lazio, Itali), Aco Stojkov (Debrecin, Hungari), Goran Maznov (Tomsk, Rusi), Stevica Ristiq (Conbuk, Korea J.), Ilco Naumovski (Matersburg, Austri).