E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec: Nexhipi ka teknikë, por le të vrapoj më shumë

Në listën e seleksionuesi Katanec për ndeshjen me Andorrën nuk ka pasur vend për dy lojtarët më të mirë të Rabotnickit, Nderim Nexhipi dhe Ertan Demiri. "Nuk i kam ftuar, por mendoj se mund të jenë lojtar të së ardhmes. Nuk ka asnjë dyshim se Nexhipi posedon teknik të fortë, e pranon topin shumë mirë, por pak vrapon. Mund ta ftojë Nexhipin, e ta lë anash Pollozhanin, i cili nuk po luan në Koblencë, por djali ka luajtur shumë mirë me Estoninë. Pastaj mua më duhen lojtarë që vrapojnë nga 10 mijë kilometra, e jo nga 3 mijë kilometra. Të gjithë lojtarët e mi kanë probleme fizike, kanë fuqi vetëm për 45 minuta, kurse loja zgjatë 90 minuta. Ndërsa sa i përket asaj se mund t'i marr Bariq, mund të them se le t'i marrë, nëse atyre u ka mbetur djeg të luajnë për ndonjë kombëtare. Por, ju them se le të luajnë mirë, ndërsa kur t'i shoh me sytë e mi, se po luajnë si kërkojë unë, do të ftohen".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›