E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti fiton me Besëlidhjen, Shkumbini barazon në Durrës

Kastrioti, me dhjetë lojtarë (Brahja me karton të kuq), morri një fitore të rëndësishme me Besëlidhjen (2-1) me rivalen e saj direkt për mbijetësë: Turdiu (68', me penallti), Arifaj (80') shënuan për krutanët, Grizha (59') për lezhjanët. Takimi u luajt në "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Teuta nuk arriti të marrë tri pikë të cmuara me Shkumbinin, pasi Ilir Qorri (80) me një kryevepër nga rreth 35 metra, barazoi golin e shënuar nga Cota (8') për durrsakët. Tre karton të kuq dha gjyqtari Pajtim Lapi, një për Teutën (Likmeta) dhe dy për Shkumbinin (Stojku, Dabulla).
Java 6
5 tetor
Kastrioti-Besëlidhja 2-1
Teuta-Shkumbini 1-1
6 tetor
Flamurtari-Partizani (Jareci)
Tirana-Vllaznia (Janku) 17:00
Skëndërbeu-Dinamo (Sino)
Besa-Elbasani (Lulaj)
* Ndeshjet e tjera luhen në orën 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›