E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 18-të/11 më të mirët e javës; “Formacioni “Minga”

Rubrika e përjavshme "Formacioni më i mirë i javës", do ta sjellë më afër futbollin e Kategorisë Superiore. Kjo është një rubrikë që tregon vlerësimin dhe seriozitetin e gazetës për futbollin, por edhe profesionalizmin e saj në trajtimin e vlerave javore të futbollit tonë superior. Është më se e natyrshme që më të mirët e javës së 18-të të Kategorisë Superiore të cilësohen si pjesë e një formacioni të quajtur "Arben Minga", në kujtim të futbollistit simbol të skuadrës së Tiranës dhe të kombëtares shqiptare në vitet '80-‘90. E kështu gazeta "Panorama Sport", sot në javën e 18-të nis udhëtimin e saj për 16 javë, ku do të sjellë për lexuesit e saj formacionet më të mira të cdo jave, deri në përfundim në javën e 33-të, më 26 maj 2007 me formacionin më të mirë të Kampionatit të 68-të Kombëtar. Këtë javë "trokitën" në derën e formacionit më të mirë të javës shumë futbollistë, por duke i marrë takimet sipas rëndësisë së tyre dhe nivelit që ata dhanë, gjithcka është vlerësuar saktë. Kështu, portieri maqedonas i Apolonisë, Suad Zendeli, ishte shpëtimtar i disa rasteve për gol, por edhe pritës i penalltisë së Bubeqit. Nevil Dede i Tiranës dje tregoi se është një mbrojtës që e meriton të jetë gjithmonë fitues, Admir Teli dhe Johan Driza ishin nga më të mirët në takimin Flamurtari-Vllaznia. Klodian Duro dhe Devi Muka "vallëzuan" në mesfushë në ndeshjen me Teutën, ndërsa Dhëmbi ishte "traktori" që punoi fushën në ndeshjen me Elbasanin. Julian Ahmataj si gjithmonë përcaktues me të majtën e tij. Arben Nuhiu i Besës dhe Enzo Malindi i Partizanit ishin "dopietet" e para të vitit 2007, ndërsa Sabino Plaku i Apolonisë ishte përcaktues i fitores me Shkumbinin. Ndërsa trajneri i Apolonisë Andrea Marko, shfaqet si trajneri më i mirë i javës, sepse arriti që të nxirrte skuadrën nga vendi i fundit pas 17 javëve. Në ndërtimin e kësaj rubrike merren parasysh vlerësimet e shtypit sportiv dhe të specialistëve të futbollit për cdo ndeshje, mendime te cilat redaksia e gazetës "Panorama Sport" i merr nëpërmjet gazetarëve dhe korrespondentëve të saj në Tiranë dhe në rrethe.
Redaksia e gazetës "Panorama Sport"

Fituesit
1 – 3 – 4 – 2 – 1
Portier
Suad Zendeli (Apolonia)
Mbrojtës
Admir Teli (Vllaznia)
Nevil Dede (Tirana)
Johan Driza (Flamurtari)
Mesfushorë
Devis Mukaj (Tirana)
Paulin Dhëmbi (Partizani)
Klodian Duro (Tirana)
Julian Ahmataj (Dinamo)
Sulmues
Arben Nuhiu (Besa)
Enzo Malindi (Partizani)
Sabino Plaku (Apolonia)

Trajner: Andrea Marko (Apolonia)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›