E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jurgen Klinsman, ofertë nga Australia

Nga Gert Serani
Ish-trajnerit të kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman pas ofertës së bërë nga Amerika, një tjetër ftesë i ka ardhur, por këtë radhë nga Australia. Shtypi vendas shkruan se Jurgen Klinsman do të drejtojë kombëtaren australiane në Kupën e Botës 2010. Klinsman, i cili udhëhoqi Gjermaninë në vendin e tretë në botërorin e fundit ka drekuar të martën e kaluar në Los Anxhelos me Piter Loi, djalin e presidentit të Federatës Australiane të Futbollit Frenk Loi, shkruante e përditshmja australiane Sun-Herald. Po sipas gazetës, burime të afërta të takimit kanë pohuar se biseda kishte të bënte më shumë për qëllime biznesi dhe aspak një takim shoqëror. Ndërkohë ish-sulmuesi i Gjermanisë nuk e ka përcaktuar ende se kur do të jetë zyrtarisht në krye të një pankine. "Po e përgatis veten për një aventurë të re që mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe kjo mund të ndodhë për një muaj, 2 muaj ndoshta edhe për 1 ose 2 vjet", deklaroi Klinsi javën e kaluar. Klinsman, i cili jeton me familjen në Kaliforni u tërhoq përfundimsiht nga futbolli në 1998. Ndërkaq në listë për kreun e kombëtares "Socceroos" është edhe holandezi, Leo Beenhakker që aktualisht drejton kombëtaren polake dhe në botërorin e fundit drejtoi Trinidad&Tobago.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›